Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg dënoi përsëri shtetin shqiptar, këtë herë me një shumë prej 10 milionë e 700 mijë Euro.
Sejrie Baleta
Ligjit për pronat që u miratua vetëm me vatat e mazhorançës duket se i ka hasur sharra në gozhdë. Pronat kanë qënë dhe janë një ndër problematikat më të shumta për sa i përket kohëve të fundit. Qeveria shqiptare e ka miratuar ligjin e pranave eshte pse opozita dhe shoqata e pronarëve e kundërshtuan atë. Kjo çështe nuk ka marrë vetëm vëmëndjen e instituçioneve përgjegjësë në vend por edhe atyre në Europë. Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg dënoi përsëri shtetin shqiptar, këtë herë me një shumë prej 10 milionë e 700 mijë Euro. Gjykata publikoi vendimin e emërtuar “Rista kundër Shqipërisë” ku përfshihen 7 çështje, në të çilat ashtu si në çështjet e mëparshme, individë të ndryshëm janë ankuar për mosekzekutimin e vendimeve për kompensim të pronës, të çilat janë dhënë në favor të tyre në periudha të ndryshme nga komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave. Sipas vendimit, ku përfshihen 7 çështje, Gjykata Europiane ka vendosur që qeveria shqiptare të paguajë në favor të pronarëve një shpërblim që kap shumën prej 10 milionë e 700 mijë Eurove. Ky shpërblim duhet të ekzekutohet nga qeveria shqiptare brenda një periudhe tremujore dhe me kalimin e këtij afati, për vonesën e ekzekutimit paguhen penalitete. Ky vendim i Gjykatës Europiane vjen pak muaj pas vendimit të datës 10 Nëntor me të çilin shteti shqiptar u penalizua në një shumë prej më shumë se 5 milionë Euro. Vlera e shpërblimit e dhënë me vendimin e 17 Marsit është më e lartë se vendimet e tjera të mëparshme dhe godet rëndë finançat shqiptare, të çilat po përballen me problem të shumta për shkak të mosrealizimit të të ardhurave, rritjes së nivelit të borxhit, investimeve në nivele të ulëta, etj. Gjithashtu ky vendim zbeh shpresat e autoriteteve shqiptare, të çilat kanë deklaruar dhe besuar se me miratimin e ligjit të ri të pronave, Gjykata e Strasburgut do të ndërpriste dhënien e vendimeve për kompensim të pronave kundër Shqipërisë dhe do të kthente mbrapsht çështjet e regjistruara. Ligji i ri i pronave u miratua nga parlamenti vetëm me votat e maxhorançës, e çila rrëzoi dekretin e presidentit të Republikës që kthente ligjin për rishqyrtim. Pas këtij miratimi, ligji është kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti i Republikës, opozita dhe shoqata e pronarëve me argumentin kryesor se duke ndryshuar mënyrën e vleresimit të pronës për efekt kompensimi çënon parimin e sigurisë juridike. Çështja nuk është marrë akoma në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.