Një vajzë ka vrarë veten në Elbasan.
Vajza me iniciale SH.P, banuese në fshatin Muriqan të Elbasanit, është vetëvarur në kasollen e bagëtive.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.
Deri më tani nuk ka ende të dhëna për shkakun e vetëvrasjes së vajzës, ndërsa policia është duke marrë në pyetje familjarët e saj.