Çelet ekspozita “Ndjenja e Ngjyrave” e piktorit Bujar Zela në Muzeun Kombëtar

0
282

Portraet___n22 Portraet___n31 Untitled-8

Piktori u largua nga Shqipëria komuniste, vjen me ekspresivitetin e ngjyrave

 

Bujar Zela u largua nga Shqipëria postkomuniste, në kërkim të atdheut të artistit larg vendit me përmbysje të mëdha dhe tranzicione të gjata.

 

Piktori Bujar Zela u largua nga Shqipëria shumë vite më parë  në Shqipërinë postkomuniste. Por me vetë ai nuk mori vetëm  bagazhet dhe sendet personale, por edhe pikturat për vendin e tij. Si shumë artistë të atyre viteve zgjodhën të largohen nga vendi jo vetëm për ti dhënë mundësi përsosjes së artit të tyre, një jete më të mirë, por për të krijuar një mundësi për të bërë më shumë për vendin e tyre. Bujar Zela udhëtoi drejt Austrisë bashkë me pikturën, por nuk mundi ti qëndrojë larg atdheut të tij, kjo për të do të ishte  njësoj sikur të donte ti largohej vetvetes. Artin e tij e prezantoi edhe në Vjenë të Austrisë, ku muza më e rëndësishme për të është natyra. Ai rikthehet në atdhe me një ekspozitë të veçantë “Ndjenja e Ngjyrave” do të qëndrojë e hapur për publikun shqiptar deri në 27 mars. Pikturat e Zelës tregojnë se impresionizmi është ende një frymë e cila ka fuqinë e vetë në art, dhe se romantizmi asnjëherë nuk mund të jetë jashtë kohe. Kanë qenë të shumta ekspozitat e çelura prej Zelës në Austri, më e fundit ishte krijimi i tij i fundit “Një cikël me portrete patriotike”. 

Pikturat e tij vijnë si një rrugëtim i gjatë shpirtëror, mes imazheve të qyteteve që ka vizituar dhe syri artistik ka mbërthyer më të bukurën, pemë që i dorëzohen përkëdheljeve të erës, qiej të trishtuar…Kritika vjeneze  ka thënë se piktori e la Shqipërinë në kërkim të atdheut të artistit, aty ku puna e tij do të gjallonte, larg vendit me përmbysje të mëdha dhe tranzicione të gjata. Kjo kritikë e ka vlerësuar për spontanitetin dhe ekspresivitetin në ngjyra, që sipas kritikëve përkthehen në ndenja. Piktori është shprehur se: “Në qendër të jetës sime dhe kreativitetit tim është ngjyra, forma, natyra dhe ekspresiviteti i hedhur në telajo. Pikturat e mia shikohen, flasin dhe ndihen si unë”. Imazhe të qyteteve shqiptare, motive të grave nga fshati në dimër, imazhe të luftës janë pikturat që vijnë në këtë ekspozitë.

 

Pikturat e Zelës tregojnë se impresionizmi është ende një frymë e cila ka fuqinë e vetë në art, dhe se romantizmi asnjëherë nuk mund të jetë jashtë kohe.

 

Pikturat e tij vijnë si një rrugëtim i gjatë shpirtëror, mes imazheve të qyteteve që ka vizituar dhe syri artistik ka mbërthyer më të bukurën, pemë që i dorëzohen përkëdheljeve të erës, qiej të trishtuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here