Drogë dhe armë në Elbasan, ndalohet babai në kërkim i biri

0
196

 

Një person është vënë në pranga, ndërsa djali i tij është shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit, pasi në banesën e tyre është gjetur një automatik dhe fishekë. Gjatë ditës së djeshme u bë ndalimi i 65- vjeçarit Mihal Mema, banues në Elbasan. Arrestimi i tij, u bë sepse gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një krehër me 21 fishekë, model 56. Uniformat blu po punojnë për kapjen e djalit të tij R.Mema, 36 vjeç, banues në Elbasan. Në ngarkim të tyre materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here