Kryeministri belg: Ajo që i trembeshim ndodhi

0
197

“Ajo që i trembeshim ndodhi! Kjo është një ditë e zezë për të gjitha vendin tonë”, deklaroi në një konferencë për shtyp, kryeministri belg, Charles Michel. Ai tha se prioritet i autoriteteve në këto momente është shmangia e sulmeve të tjera të mundshme dhe kujdesi për të plagosurit. “Jemi në krah të familjarëve të viktimave dhe në këto momente, detyra jonë kryesore është të përballemi me të plagosurit nga kjo”, tha ai. Në krah të kryeministrit qëndronte prokurori i Përgjithshëm i Belgjikës i cili tha se është herët për të folur për autorësinë e ngjarjes apo numrin e autorëve të saj. Megjithëse më vonë ishte ISIS që mori përsipër aktin terrorist.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here