Kryetari i Kuvendit Ilir Meta po zhvillon një vizitë të paparalajmëruar në Kosovë. Meta ka shkuar për vizitë në qytetin e Pejës ku do të takohet me kryetarin e kësaj komune, Gazmend Muhaxherin. Kreu i Kuvendit pas këtij takimi do të udhëtojë për në Prishtinë ku do të ketë edhe një takim tjetër në Kuvendin e Kosovës.