Tre persona janë kapur në Fier, me 106 doza lëndë narkotike, të cilën dyshohet se e kishin marrë në Tepelenë dhe do e tregtonin në Durrës. Sabri Vokshi, 26 vjeç, banues në Shkozet të Durrësit, Endrit Hamzai, 31 vjeç dhe Lirim Krasnaj, 31 vjeç, banues në lagjen Nr. 13, Durrës, u ndaluan mbrëmjen e djeshme në hyrje të autostradës Levan- Tepelenë. Nga kontrolli i ushtruar në mjetin autoveturë tip “Renault”, me targë AA 183 KT që drejtohej nga Vokshi, dy të rinjve Lirim Krasnaj dhe Endrit Hamzai u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provë materiale 106 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa të cilën po e transportonin nga Tepelena në Durrës. Ata u ndaluan në kushtet e flagrancës të akuzuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.