Vihen në pranga dy persona lidhur me vrasjen e ndodhur ditën e djeshme, në afërsi të fshatit “Andon Poçi” në Gjirokastër. Lidhur me vrasjen e Dorjan Llukës dhe plagosjen e vëllait të tij, Bilbil Lluka është bërë arrestimi në flagrancë i 23- vjeçarit Emiljano Vocka, 23 vjeç, banues në Humelicë dhe Samuel Jaçe, 29 vjeç , banues në Gjirokastër. Dy të rinjtë janë ndaluar pasi kanë qenë dëshmitar okular në vendin e ngjarjes kur ndodhi krimi, dhe në kohën kur kanë shkuar shërbimet policore janë larguar dhe nuk kanë njoftuar për ngjarjen e ndodhur. Vocka dhe Jaçe akuzohen për moskallëzim krimi. Për vrasjen e Dorjanit dhe plagosjen e Bilbilit, akuzohet kushëriri i tyre, Endrik Lluka, i cili është shpallur në kërkim.