Kthimi i Pronave/ Nga sot nis kthimi fizik i pronave, 24 milion dollarë për kompensimin

0
182

 

 Vendimi u mor dje në Mbledhjen e Qeverisë dhe u lajmërua nga Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. 24 milion dollarët e akorduar nga qeveria pritet të lëvrohen që sot

 

Alma Çuka

Dosjet që mbajnë prej vitesh qindra ha toka të pakthyera që prej vitit 1990 dhe ato mbi të cilën janë ndërtuar banesa pa leje,  nga sot do të fillojnë të shkunden nga pluhuri i harresës. 11 mijë qytetarët që deri dje nuk kanë pasur mundësi të dinë mbi fatin e pronës së tyre do ta kenë një të tillë. 24 milion dollar janë akorduar nga qeveria për të bërë të mundur kompensimin e pronave  të zëna pas vitit 1990.   Qeveria  vendosi dje të nis menjëherë trajtimin e tokës dhe kompensimin e pronës së zaptuar. Do të ketë kthim fizik të pronës , atje ku ajo është e lirë dhe kompensim të saj. Për fat të keq, kompensimi itruallit nuk do të bëhet në masën 100% por 70% të saj. Lajmin e bëri të ditur pas mbledhjes së  Këshillit të Ministratve, Ministri I Drejtësisë Ylli Manjani. Gjatë mbledhjes së djeshme u moren tre vendime të rëndësishme, të cilat  kanë të bëjnë me trajtimin e tokës. Janë vendime që kanë të bëjnë me përcaktimin e rregullave se si do të funksionojë Agjencia e Trajtimit të Pronës, se si do të bëhet kompensimi dhe kthimi i pronës dhe se si do të bëhet mënyra e shqyrtimit të aplikimeve, apo të kërkesave të pronarëve, për vlerësimin e pronës.  Sipas ministrit Manjani, duke nisur nga sot, Agjencia e Trajtimit të Pronës do të fillojë nga puna për kthimin fizik të pronës. Aty ku prona rezulton se është e lirë ajo do të kthehet.  Ndërkohë nga sot nis të zbatohen me përparsi  24 milionë dollarët e parë, të caktuara në këtë vit buxhetor si fond për kompensimin e pronave të pronarëve.

 

26 mijë vendimet që kërkojnë trajtim

 

Ministri Manjani tha dje se janë 26 mijë vendime, qytetarë-pronarë të Republikës së Shqipërisë, të cilat janë dhënë deri më sot nga Agjencia e Kompensimit të Pronave, por që askush nuk ka menduar se çfarë duhet të bëjë me to, për të përcaktuar statusin ekonomik dhe vlerësimin e tyre. Që sot, këto vendime fillojnë të vlerësohen dhe do të kenë një çmim. Të gjithë personat  e interesuar deri sot do të lajmërohen për këtë gjë. Ndërkohë nga sot, 23 mijë hektarë tokë bujqësore është e gatshme për t’u vënë në dispozicion si fond kompensimi fizik për të gjithë ata pronarë, toka e të cilëve është e zënë dhe shteti dhe ligji iu ka borxh që t’u japë diçka. Manjani tha se, 11 mijë qytetarë të Republikës së Shqipërisë që kanë aplikuar në vite në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nëpërmjet dosjeve për të marrë pronën e tyre, por që sot statusi i atyre dosjeve është asgjë, ose e pluhurosur në harresë, që nesër fillon shkundja e pluhurit dhe fillon trajtimi i tyre, analiza e tyre me përgjegjshmëri publike. Edhe këto 11 mijë qytetarë do të kenë informacion publik që nesër në faqen zyrtare të internetit, si fillim, të Agjencisë së Trajtimit të Pronës.

Dokumentet

Për të gjithë ata qytetarë të Republikës të Shqipërisë të cilët, për një arsye, apo për një tjetër, nuk kanë pasur mundësinë që të aplikojnë për të kërkuar pronën e tyre, janë të lutur, që sot po të duan, të paraqesin një kërkesë vetëm me dy letra. Dy letra nga 30 që kanë qenë deri më sot; Një dokument origjine dhe një hartë të pretenduar se ku gjendet prona. Kaq! Vetëm këto dy letra. Në momentin që paraqiten këto dy letra dhe një kërkesë në Agjencinë e Trajtimin të Pronës, është barra jonë, është barra e kësaj Agjencie, që të shkojë t’i verifikojë për atë që kanë bërë deri më sot. Keni parë pronarë me letra nën sqetull, nga një zyrë tek tjetra, që janë endur prej vitesh e vitesh, nuk do ndodhë më. Mjafton të na vini në dijeni me një kërkesë dhe dy letra dhe pas kësaj është barra jonë që të gjejmë të vërtetën, të gjejmë ku është prona dhe të fillojmë procedurën e trajtimit. Të gjitha këto, që nesër.

Vendimet e qeverisë

Kjo është oferta më serioze, – e theksoj këtë, – më serioze që ka deri më sot shteti shqiptar për shtresën e pronarëve, që pa të drejtë quhen ishpronarë. Ofertë, e cila bën të mundur njëherë e mirë sqarimin e çështjes së pronës. E dyta, sqarimi, sigurisht sipas interesave publike, gjithashtu. Sepse ne nuk mund të ngarkojmë një kategori kundër një tjetre, por në një mënyrë shumë të harmonizuar siç është lënë me ligjin për trajtimin e pronës. Këto vendime të qeverisë nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se e zbërthejnë më tej. Kam dhe një lajm të fundit, për të gjithë ata shtetas, prona e të cilëve është e zënë nga ndërtimet pa leje, duke nisur nga nesër fillon kompensimi, pra, kthimi i parave të pronës së zënë. Për fat të keq, ende në masën 70%, sepse kaq para kemi mbledhur dhe mbesim me angazhimin që 30%-shi i mbetur të jetë i mbyllshëm, apo i sqarueshëm deri në fund të mandatit të kësaj qeverie, por në varësi të ecurisë së procesit të legalizimit edhe më shpejt mund të jetë e arritshme. Këto janë të gjitha njoftimet që unë kam sot në emër të Qeverisë për të bërë për të gjithë pronarët legjitimë në këtë vend, ashtu siç për të njoftuar edhe angazhimin tepër serioz të qeverisë shqiptare, të trajtimit të pronës në këtë vend për ta zgjidhur njëherë e mirë këtë çështje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here