Domenika Doko dhe Aureta Boja u arrestuan nga policia në një nga hotelet e Tiranës bashkë me dy djem që kishin paguar 100 euro për një orë seks. Nëse do të qëndronin gjithë natën, atëherë shuma për t’u paguar ishte 300 euro, sipas policisë. Aureta Boja është 27 vjeç, ndërsa Domenika Doko 24 njoftoi policia. Dy djemtë e arrestuar në hotel me vajzat janë Melsi Mita dhe Hajredin Sula. Bashkë me to u kapën edhe tutorët. Nik Gjonaj, Besnik Manka dhe Bledian Nurja gjenin klientët dhe më pas ndanin paratë me vajzat.