1 Vit burg ka kërkuar Prokuroria e Tiranës për ish-Ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj.
Akuza për “shpërdorim detyre” lidhet me kohën kur ka qenë ministër i Arsimit për periudhën 2009- 2013. Në një pretencë që zgjati 50 minuta, organi i akuzës deklaroi para Gjykatës së Lartë se ish-Ministri Tafaj, në kundërshtim të hapur ka akredituar programe studimi të Universitetit “Vitrina”
Sipas Prokurorit, Tafaj akreditoi 8 programe studimi në një kohë që Këshilli i Akreditimit nuk i kishte pranuar pasi “ Vitrina”, nuk plotësonte asnjë nga kriteret për tu hapur këto programe.
Tafaj ka pasur dijeni të plotë se “Vitrina” nuk plotësonte kushtet, por sipas Prokurorisë kishte qenë në presion të drejtuesve të Univeristetit për të akredituar këto programe.
Vitrina është akredituar në 2009, por licencën e mori në 2010. Megjithatë aktiviteti vijoi edhe pa patur licencën.
Dëmi financiar llogaritet në shumën e 1 mln eurove vetëm për një vit akademik 2010- 2011.
Vetë zoti. Tafaj nuk ishte i pranishëm në gjykatë, por përfaqësohej nga avokatja Brikena Kasmi.Vendimi nga Gjykata do të jepet me 14 prill në orën 12:00.