Një qen në Japoni ka arritur të thyejë rekord botëror Guiness pasi ka udhëtuar 10 metra mbi një top në vetëm 11.9 sekonda.
Kafsha 9 vjeçare fitoi titullin për “Udhëtimi më i shpejtë mbi top nga një qen për 10 metra”.
Arritja e Purin ka një domëthënie të veçantë pasi e theu rekordin në Ditën Kombëtarë të Qenushëve.
Purin dhe pronarja e tij, Makoto Kumagai, u vunë për herë të parë në qendër të vëmendjes në shtator të vitit 2015 kur video e qenit duke kapur 14 topa vetëm në një minutë me putrat e tij u bë virale.
https://www.youtube.com/watch?v=qFqSAuvszPc