Trafiku i drogës/ “Struga”, sekuestron heroinë, prangosen 3 persona

0
188

 

Arrestohen në flagrancë tre shtetas. Sekuestrohen  100 gram kokainë, 8.8 gram kanabis sattiva, 2  automjete ,4 telefona celular . Nga Seksioni për Narkotikët  në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja” në rrugën “Myslym Keta”, është finalizuar me sukses Operacionin “STRUGA” . Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:  1. Antonio Ruçi, 27 vjeç, banues në Tiranë. 2. Fluturim Kica, 28 vjeç, lindur dhe banues në Strugë Maqedoni. 3. Zulfi Ademi, 45 vjeç, lindur dhe  banues në Strug Maqedoni,  me gjëndje gjyqesore i dënuar me parë për “Plagosje”. Arrestimi i tyre u bë në bazë të informacioneve që dispononte Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë Antonio Ruçi dhe Zulfi Ademi, në bashkëpunim me disa persona të tjerë kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar e llojit kokainë dhe cannabis sativa. U organizua shërbim me forcat policore me qëllim kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve dhe konkretisht në rrugën “Myslym Keta” është konstatuar automjeti tip Mercedez Benz me targa maqedonase SU 5175 AB me drejtues mjeti shtetasin Zylfi Ademi ku brenda këtij automjeti ndodheshin edhe dy persona të tjerë.  Nga kontrolli i ushtruar në automjet u gjet e mbështjellë një material celefoni (qese) me ngjyrë kafe e mbushur me lëndë narkotike e dyshuar si kokainë me peshë 100  gram dhe gjithashtu gjatë kontrollit personal të shtetasit Fluturim Kica në xhepin e pantallonave i është gjetur një qese me ngjyrë të vërdhë e mbushur me lëndë narkotike e dyshuar si ajo e cannabis sativa e cila rezultoi e peshës 8.8 gram . U  sekuestrua në cilësinë e provës materiale: – 100 gramë Kokainë,  – 8.8 gramë Cannabis Sativa, – 2 automjete , – 4 telefona celular. Këta shtetas e shpërndanin lëndën narkotike në zonën e ish bllokut dhe shkolla e bashkuar. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale te “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuara nga neni 283/25 te Kodit Penal.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here