Gjyshja e Nazime Vishës, e cila sot mori faljen nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka nxituar të presë jashtë burgut mbesën e saj sapo të lërë ambientet e qelisë.
Duke dhënë një prononcim të shkurtër për gazetarët jashtë burgut të grave tek ‘Ali Demi’ në Tiranë, e moshuara nuk përmbajti dot emocionet për lirimin e mbesës së saj.
“Kam ardhur nga fusha deri këtu me vrap. Falenderoj gjithë gazetarët, jam shumë e gëzuar. Keni bërë shumë për Nazimen. Falenderoj gjthë shtetin shqiptar, falenderoj Presidentin Bujar Nishani, Presidentin e Drejtësisë Ylli Manjani. Prindërit e saj janë në fshat në Zall-Bastar nuk janë këtu afër”, tha gjyshja e Nazime Vishës.
Kjo e fundit sot mori faljen nga Presidenti Nishani pasi vuajti 4 vite burg për vrasjen e përdhunuesit të saj.