Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte deklaroi për mediat në Beograd se ish-kryetari i Republikës serbe dhe komandanti i Forcave të saj të Armatosura, Radovan Karaxhiç, duhej të ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Del Ponte ka thënë se megjithatë nuk është e pakënaqur me dënimin për Karaxhiçin, 40 vjet burgim për genocid dhe krime kundër njerëzimit. Pavarësisht kësaj, Karla del Ponte konsideron se dënimi duhej të ishte edhe më ashpër.