Trafiku i drogës/ Enigma e avionit sportiv që u ul në Akërni, si u fotografua nga avionët Italian

0
178

 

 Asgjë e re nga operacioni i Policisë së Vlorës për identifikimin e personave që ngarkuan avionin sportive me drogë në fshatin Akërni të Vlorës. Tre barinjtë e shoqëruar u lanë të lirë. Duket se Polici ae Shtetit ka dështuar në këtë drejtim

 

Alma Çuka

 

Policia e Vlorës  duket se ka dështuar në aksionin e saj për identifikimin dhe kapjen e personave që arritën të ngarkonin  drogën  rreth 400 kg drogë të llojit kanabis sativa në avionin  sportiv  që u filmua mbi det. Ndërkohë mësohet se avioni që mesa duket nuk e ka pasur fluturimin e parë drejt Vlorës, është filmuar nga avionet ushtarak Italianë. Akuza në bashkëpunim me Policinë e Vlorës janë duke kryer hetime intensive, por ende nuk ka asgjë lidhur me këtë çështje. Pavarësisht se në fillim të operacionit u tha se policia kapi të dyshuarit e ngarkesës së drogës  duke deklaruar se kishte sekuestruar dhe automjetet me të cilën ata kishin transportuar lëndën, disa ditë më vonë doli e kundërta. Ata dolën se ishin tre barinj të zonës që nuk kishin lidhje fare me drogën dhe avionin. Ata I treguan policisë se kishin arritur të shinin një avion, por nuk dinin asgjë tjetër. Ndërkohë në polici dhanë deklaratën e tyre edhe disa banorë të tjerë të zonës. Ata rrëfyen se kanë parë herë pas herë avion sportive, të clët zbresin në Akërni dhe më pas fluturojnë drejt Italisë. Aktualisht për këtë ngjarje janë duke hetuar autoritetet shqiptare dhe ato të vendit fqinj. Mësohet se në Prokurorinë e Krimeve të Rën da kanë mbërritur filmimet e kryera nga avionët ushtarak Italianë. Pamjet janë duke u kqyrua nga grupi hetimor, I ngarkuar për të zbardhur ngjarjen në fjalë.

 

Të dhënat e avionit

Mësohet se avioni që u filmua  ishte me ngjyrë i bardhë dhe sipas informacioneve, piloti ka e ka hedhur ngarkesën në det. Ka dyshime se ngarkesa mund të sihte 400-500 kg.  Këto të dhëna janë përcjellë nga Interforca italiane, e cila po bashkëpunon ngushtë për identifikimin e pronarit të mjetit flutures. Por deri tani nuk është mundur të mësohet asnjë detaj për mënyrën si është ngritur avioni, si dhe përsonat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Ndërkohë Policia e Vorës vazhdon të kryejë veprime hetimore në Akërni. Disa persona dhe numra telefoni janë vënë në përgjim, për të cilët dyshohet se mund të dijeni dhe infromacioni mbi këtë trafik. Policia e Vlorës shoqëroi për këtë ngjarje tre barinj të zonës të cilët u liruan më pas. Ata mohuan të kenë parë dhe dëgjuar zhurma avioni, duke sqaruar se kanë qënë në gjumë gjatë kohës, që është ulur dhe ngritur mjeti fluturues. Ndërsa të tjerë banorë pranojnë se kanë parë dhe dëgjuar zhurma avioni herët në mëngjes, të cilët ulen në fushën e Akërnisë. Por nuk kanë informacione se kush mund të jenë personat që i presin dhe i ngarkojnë me drogë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here