Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës ka njoftuar pasditen e sotme banorët e zonës së Yzberishtit për kufizime në furnizimin me ujë në orët e ardhshme.
Përmes një njoftimi për shtyp, UKT ka bërë me dije se, ndërprerjet do të bëhen për shkak të punimeve për linjën e re të furnizimit me ujë.
“Nga sot pas mesnate deri të shtunën në orën 14:00 do të ketë kufizim të furnizimit me ujë”, saktëson më tej UKT.