Shkodër/ Plagoset biznesmeni, qëllohet me armë sapo del nga banesa

0
223

 

Një person është plagosur me armë zjarri në Shkodër, në një pritë që i ishte bërë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në lagjen “Kongresi Permetit”, Shkodër. I plagosur ka mbetur 52- vjeçari Berhan Vishnja, i njohur si pronari i disa dyqaneve në Shkodër, i  cili ka qenë duke shkuar për në punë, teksa është qëlluar në rrugë. I dëmtuari është dërguar drejt spitalit për marrjen e ndihmës së nevojshme, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat paraprake mësohet se kanë qenë dy persona me motor që kanë qëlluar drejt tij. Lidhur me këtë ngjarje kanë nisur hetimet dhe po punohet për kapjen e autorëve .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here