Godina e Akademisë së Shkencave pak ditë më parë u shpall monument kulture e kategorisë së I
Ministrja e Kulturës shpreht se ndërtesa e akademisë e meriton një projekt restaurimi për vlerat që ajo mbart për historinë dhe trashëgiminë. Ndërsa këtë detyrë ia ngarkon Këshillit të Restaurimeve të Monumenteve.
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro propozon që për godinën e Akademisë së Shkencave të përpilohet një projekt për restaurim. Këtë kërkesë të saj ministrja e bën menjeherë pasi Insitutit i Monumenteve të Kulturës e ka shpalluar godinën që sot funksionon si Akademia e Shkencave të Shqipërisë një monument kulture të kategorisë së parë. Për këtë Kumbaro ka ngarkuar Këshillin e Restaurimeve të monumenteve që të hartojnë një projekt. “ Ndërtesa ku funksionon si Akademia e Shkencave e Shqipërisë shpallet Monument Kulture i kategorisë së parë për rëndësinë e veçantë historike dhe arkitektonike të saj. Pas dosjes studimore të përgatitur me kujdes nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Akademia e Shkencave, ky monument kulture meriton një plan të dedikuar projektimi për restaurim. Fakti që përdoret për funksion socialkulturor është një element i rëndësishëm mirëmbajtjeje.”, shkruan Ministrja Mirela Kumbaro Furxhi. Vendimi i IMK për shpalljen monument ia dorëzonë këtë godinë Ministrisë së Kulturës, duke i hapur rrugë zbatimit të projektit për të cilin ka hedhur nismën ministrja.
Sipas legjislacionit në fuqi monumentet e kategorisë I janë shembujt me vlera të rëndësishme dhe ato ruhen në qendrën historike, zonën e lirë dhe jashtë tyre. Oborri, ndërtimet ndihmëse dhe muret rrethuese janë pjesë e monumentit. Në monumentet e kategorisë së parë nuk lejohet asnjë lloj ndërhyrje, e cila mund të prekë kompozimin, trajtimin arkitektonik të jashtëm, si dhe zgjidhjet planimetriko-funksionale. Po ashtu në legjislacion përcaktohet se monumentet e kategorisë I mund të përdoren si për funksionet për të cilat janë ndërtuar, ashtu edhe për funksione të tjera, me kusht që të mos cenohen vlerat për të cilat mbrohet. Në raste të veçanta, lejohen adaptime me materiale të lehta, pa cenuar vlerat autentike. Ndërsa lidhur me restaurimet në monumentete kategorisë së parë studimi dhe projektet e hartuara për to paraqiten nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, Drejtoria Rajonale e Monumenteve të Kulturës, të vendit ku ndodhen, si dhe persona fizikë ose juridikë të licencuar për këtë qëllim dhe miratohen nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve. Ministrja rendit edhe disa prej banesave në Gjirokastër që janë monumente kulture të cilat po restaurohen nga drejtoria rajonale. Këtu përmendim banesat e braktisura nga pronarët dhe të dëmtuara rëndë për të cilat rijetëzimi është një sfidë. Situata emergjente janë në banesat në Pazarin Historik të Gjirokastrës dhe ndërhyrjet që po bëhen në banesën Ciu monument kulture i kategorisë së dytë.
Ndërtesa ku funksionon si Akademia e Shkencave e Shqipërisë shpallet Monument Kulture i kategorisë së parë për rëndësinë e veçantë historike dhe arkitektonike të saj. Pas dosjes studimore të përgatitur me kujdes nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Akademia e Shkencave, ky monument kulture meriton një plan të dedikuar projektimi për restaurim