Policia arreston 28-vjeçarin nga Saranda, u spiunua që po shkonte në Tepelenë të blinte drogë

0
219

 

20160328232632 (2)

Të gjitha gjasat janë që 28 vjeçari nga Saranda të jetë spiunuar. Ai kishte udhëtuar me makinën e tij Citroen drejt Tepelenës, për të blerë një sasi hashashi, por policia e ka pritur në një postbllok pranë Progonatit. Pavarësisht se e ishte përpjekur ta fshihte kanabisin poshtë sediljes, Nikolas Hamzai është shoqëruar për në komisariatin e Gjirokastrës për një kontroll.

“Nga kontrolli i mjetit rezultoi se në pjesën poshtë serdileve të para ishte përshtatur një hapësirë , brenda së cilës u konstatuan 7 pako me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva të mbështjella me qeska dhe me natriban me pesh totale 7.5 kg.” njoftoi policia. Pasi ka kapur këto 7 kilogram hashash, policia shpërndau edhe fotot për mediat. Tepelena është një nga zonat ku kultivohet sasia më e madhe e hashashit në vend, që pas “rënies” së Lazaratit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here