Gjykata i kërkon të publikojë sms-të me ISIS/ Kundërshton gazetari dhe grupet e lirisë së shtypit

0
201

Një gazetar kanadez është urdhëruar nga gjykata t’i tregojë mesazhet që kishte shkëmbyer me një terrorist të dyshuar të ISIS.

Gazetari Ben Makuch, nuk ka pranuar t’i publikojë ato, me arsyetimin se po shkelet e drejta e shtypit. Grupet e lirisë së shtypit e kanë përkrahur për këtë vendim dhe kanë thënë se publikimi i tyre mund të ketë efekt frenues mbi gazetarinë investigative.

Policia federale kanadeze kishte zbuluar se gazetari kishte komunikuar me Farah Shirdon, një person i dyshuar për terrorizëm i cili besohet se ka lidhje me ISIS, shkruan The Guardian

Megjithatë, Makuch shkroi tre artikuj në tetor dhe korrik të vitit 2014, ku kishte përmbledhur një seri mesazhesh që kishte komunikuar me Shirdo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here