Ditët pranverore kanë filluar të sjellin kolorët e ngjyrave të stinës. Dhe po ashtu në Muzeun Historik Kombëtar vjen ekspozita e shtatë përvitshme “Pranveraart 7”. Në këtë ekspozitë do të gjeni veprat e 75 artistëve, piktorëve, skulptorëve nga një hapësirë e gjerë mbarëshqiptare. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 9 prill. Ashtu sikurse ka ndodhur edhe në vitet e shkuara, në këtë ekspozitë do të shohim një mori veprash nëpërmjet të cilave artistët kërkojnë të flasin me ne, për të përcjellë mesazhet prej të cilat këto vepra kanë lindur. Secili prej nesh do të gjejë një copës histori nga jeta e tij, nga përjetimet e tij në këto vepra arti që ju presin në Muzeun Historik Kombëtar.