Në vendin tonë jo çdokush merr atë që meriton. Shumë nga ata që kanë nevojë nuk është se u jepet bursë.
Sejrie Baleta
Studentët të cilët vazhdojnë shkollën e lartë por që kanë mundësi më të pakëta ekonomike shteti u vjen në ndihmë me bursa. Në vendin tonë jo çdokush merr atë që meriton. Shumë nga ata që kanë nevojë nuk është se u jepet bursë. Abuzime ka nga të gjitha anët. Në një vëzgim të bërë dhe duke komunikuar me studentët në lidhje me trajtimin me bursa shumë prej tyre kanë histori për të treguar. Një studente theksio se: “ Unë nuk trajtohem me bursë nga bashkia që vij pasi më parë ishte i kishin dhenë motrës time bursë”. Por jo vetëm kjo por shmë e shumë histori të ndryshmë dëgjon në lidhje me këtë çështje.
Ja kush përfiton bursë
Qeveria ka shtyrë afatin për miratimin e bursave të shtetit nga Këshillat Bashkiak deri në 15 prill. Ky afat është shtyrë pasi pjesa më e madhe e Këshillave Bashkiak nuk kanë miratuar listat e përfituesve brenda 31 dhjetorit 2015, që ishte edhe afati i vendosur nga Qeveria. Qeveria ka miratuar 3.750 bursa, nga të cilat 1.950 do t’iu jepen nxënësve dhe 1.800 do të akordohen për studentët. Sipas vendimit, kategoritë që përfitojnë bursa janë jetimët që banojnë në fshat si dhe nxënësit që kanë shkollën më shumë se 5 km larg nga vendbanimi i tyre. Gjithashtu, bursën e përfitojnë studentët që regjistrohen në vitin e parë të shkollës së lartë dhe që janë shpallur nga Ministria e Arsimit më të mirët e Maturës Shtetërore, sipas renditjes në listën e vlerësimit, të realizuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Jashtë kriterit ekonomik përfshihen fëmijët e punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, etj. Studentët e vitit II e lart, që nuk kanë përfituar bursë dhe plotësojnë kriterin ekonomik, mund të përfitojnë. Njësitë bazë të qeverisjes vendore, në pamundësi trajtimi me bursë të plotë, brenda planit të miratuar, miratojnë edhe gjysmë bursa.Studentët dhe nxënësit mund të marrin bursë të plotë që është 9400 lekë dhe gjysmë burse prej 4700 lekë. Janë këta disa nga kriteret e caktuara nga qeveria. Por çdo bashki përkatëse ka të drejtën e zgjedhjes për sa i përket trajtimit me bursë për nxënësit dhe studentët. Normalish ata do ti përmbahen një rregullojere për të përcaktuar se kush ka të drejtë të përfitojë dhe kush jo. Ndërkohë studentëve dhe nxënësve u duhet të presin dhe disa muaj që tu bien në dorë këto para, të përfituara nga bursa. Megjithëse është një numër shumë i limituar i bursave për nxënësit dhe studentët në krahasim me numrin e tyre që kanë të drejtën për ta përfituar atë. Gjithandej abuzohet. Por problemet për sa i përket studentëve dhe nxënesve nuk janë vetëm, ato lekë që marrin nga bursa por edhe para të cilat ata derdhin për shumë shërbime të tjera që në të vërtetë u duhet ti marrin me çmimin e përgjismuar sikundër është edhe rasti i aboneve të studentit. Studentë nuk u jepen abone studenti dhe institucionet këtë e shpjegojnë duke u hedhur fajin partive politika kundërshtare. A thua kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme që mund tu ofrohet? Asnjë student që nuk jeton në konvikt nuk arrin të pajiset dot me abone. Edhe ajo pjesë e studentëve që jetojnë në konvikt në mes të shtyrave të zënkave arrijnë të marrin abone. E gjitha kjo situatë vjen për shkak të numrrit shumë të kufizuar të aboneve të studentëvë që jepën nga bashkia.