A ju shkon i kuqi i buzëve?

0
274

Buzëkuqi i kur është një ndër aleatët e përkryer të joshjes për disa, ndërsa për të tjerët ajo nuk është asgjë tjetër pos një zgjedhje e gabuar! Arma e përkryer dhe klasike e joshjes jo vetëm që nuk rri njësoj te të gjithë femrat, por te disa nuk rri aspak mirë. Nëse deri më sot keni menduar se buzëkuqin e kur mund t’ia lejoni vetes të gjitha, e keni pasur gabim!

Çdo gjë lidhet me tonalitetin e lëkurës, le të zbulojmë se kujt i shkon buzëkuqi i kuq, por mbi të gjitha, cila është nuanca që i përshtatet më së miri tonalitetit të lëkurës suaj.

Lëkurë e bardhë flokë të zeza? Zgjidhni një të kuqe të errët ose vishnje. Mos rrezikoni kurrë me portokalli! Brune me sy me ngjyrë? Ngjyrat tuaja ideale janë e kuqe e ndezur.

Flokë gështenjë dhe sy me ngjyrë? Ngjyrat që ju përshtaten më së miri janë buzëkuqi i kuq i ndezur ose ngjyrë korali.

Bionde? Buzëkuqi i kuq është aleat mjaft i mirë për biondet, por duhet të jetë i errët. Ngjyrat tuaja ideale të buzëkuqit janë: ngjyrë pjeshke dhe rozë e lehtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here