Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur pak minuta më parë në Shkodër. Burime nga policia kanë bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në fshatin Hot i ri.
Sipas tyre, deri më tani ka persona të plagosur dhe dyshohet se janë dy persona të vdekur, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Shkodër-Postribë, ndërsa nuk dihen shkaqet e aksidentit të rëndë.