Muaji i ngjyrave, “1000 Penelata në telajo” presin me padurim fëmijët

0
204

12914967_10209168179030524_1220421659_o (1)

 

Galeria e Arteve cel programin edukues per femijet. Teatri i Metropolit premiere per ta

 “Përrallat e kontinenteve” vjen premierë 40 minuta në Teatrin e Metropolit ndërsa pranvera nis me ngjyra, me emocione dhe ndjesi në Galerinë Kombëtare të Arteve.

 

Fëmijët janë e ardhmja e një kombi. Dhe e ardhme e nditur apo e zymtë, parashikimin e bën edukimi i tyre, hapësirat që krijohen shfaqjes së ndjesive të tyre, shfaqjes së talenteve dhe hapja e shtigjeve të reja për ta. Për këtë arsye, Galeria Kombëtare e Arteve ka menduar që një muaj të tër tia kushtojë fëmijëve duke i ftuar ata të rrëfenjë ndjesitë dhe emcionet e tyre përmes ngjyrave. Me “1000 penelata në telajo” do të pritet stina e pranverës në Galerinë Kombëtare të Arteve. 13 Prill -13 Maji është cilësuar si muaji i ngjyrave dhe që prej 13 prillit do të nisë projekti “1000 penelata në telajo”, një program edukimi artistik për fëmijët përmes ngjyrave. Mini – projekti “1000 penelata në telajo” ka për qëllim të nxisë publikun e ri dhe publikun e së ardhmes të bëhet pjesë e Galerisë, Ateliesë së Edukimit dhe aktiviteteve të saj. Realizimi i pikturave me përmasa të mëdha ku dhjetra fëmijë do të lënë gjurmën e tyre do jetë supriza e menduar. Secili mund të vizatojë, apo pikturojë atë që ndjen dhe të gjithë do të jenë autorët e një krijimi artistik të përbashkët. Mini-projekti “1000 penelata në telajo” do të nisë më date 13 Prill dhe do të përfundojë më 13 Maj 2016. Gjatë kësaj periudhe çdo fëmijë, apo nxënës është i mirëpritur të vijë në Galerinë e Arteve i shoqëruar nga një person i rritur ku gjithashtu do të gjejë materialet e nevojshme për të vizatuar, ose pikturuar mbi një telajo me përmasa 2 x 3 m. Krijimtaritë e të vegjëlve do të ekspozohen në hollin e Galerisë Kombëtare të Arteve. Çdo fëmijë që ka hedhur një ngjyrë, apo ka krijuar një imazh në këtë tablo do të jetë bashkëautor i saj, ndërsa Galeria do të ruaj një kujtim të mrekullueshëm dhe një krijim të denjë për t’u ekspozuar për publikun.

 

Teatri i Metropolit sjell “ Përrallë e Kontinenteve”

Por as Teatri i Metropolit nuk do të mundte ti përjashtonte fëmijët nga argëtimi i fundjavës. “Përrallat e Kontinenteve” është shfaqja premierë me regji të Arjeta Dhima e autor Migena Ramaj e cila do të mbajë të vegjëlit të mbërthyer për 40 minuta në sallën e teatrit në 2 prill. Me rolin parësor edukues dhe argëtues, në këtë shfaqje do të njiheni me kulturat e ndryshme, gjeografinë, mënyrat e jetesës dhe veçoritë e secilit kontinet. Kjo vjen, nëpërmjet historive, aktrimit, kostumeve dhe skenografisë. “Përrallat e kontinenteve” është bazuar te historia e lindjes së çdo kontinenti, te legjendat, kulturat dhe përrallat që i karakterizojnë. Aktorët e përzgjedhur nga audicionet interpretojnë shtatë përralla të ndryshme, të cilët shndërrohen nga njëri karakter te tjetri. E gjitha shfaqja zhvillohet si një orë mësimi, e drejtuar nga një zyshë. Një libër i madh është pjesë e skenografisë, mbi të cilën është ndërtuar edhe shfaqja. Regjisorja Arjeta Dhima e ka bërë këtë zgjedhje, për të ndërlidhur përrallat me njëra-tjetrën.  “Shfaqja është e ndërtuar si një e tërë, ku nëpërmjet faqes së librit jo vetëm jepet informacion në lidhje me krijimin dhe legjendën e secilit kontinent, por përcillet edhe mesazhi se fëmijët duhet shfletojnë dhe të lexojnë, sa më shumë libra”, shprehet Dhima. Sipas saj, e gjithë shfaqja mbahet te loja e aktorëve. “Publiku përfshihet herë pas here, për të dhënë përgjigjet e veta nëse është i informuar për pyetjen që i drejtohet ose jo. Kostumet e punuara nga Ina Elezi, janë përdorur në disa personazhe të plota dhe në disa të tjerë kemi preferuar të përdorim detaje. Kemi luajtur midis njeriut dhe kafshës” thotë regjisorja. Shfaqja nis me kontinentin e Afrikës, një nga kontinentet e rruzullit tokësor, i njohur ndryshe edhe si kontinenti i zi. Afrika njihet për faunë të pasur  ku rriten gjarpërinj helmues, luan, deve, xhirafa dhe tigra. Pastaj vjen Azia, kontintenti me dendësinë më të madhe të popullsisë në tokë dhe më i vjetri. Australia është kontinenti i gjashtë në botë për nga sipërfaqja. Shtrihet në hemisferen Jugore të botës. Ky kontinent është krijuar nga një “ari”. Amerika Jugut prezantohet me përrallën “Papagalli shumëngjyrësh”, zogun karakteristik të Amerikës së Jugut. Amerika e Veriut  prezantohet nga “Legjenda e Xhoni Farrëmollës”.  Historia flet për një djalë çapkën, të  dashur dhe plot energji, i cili vendos që në të gjithë kontinentin të mbjell mollë. Antarktida prezantohet me përrallën “Gruaja dhe ariu” dhe Evropa prezantohet me një përrallë shqiptare. Legjenda “Qypi me flori” flet për amanetin, që i lë babai katër djemve të tij, “të punojnë”.

 

Shfaqja është e ndërtuar si një e tërë, ku nëpërmjet faqes së librit jo vetëm jepet informacion në lidhje me krijimin dhe legjendën e secilit kontinent, por përcillet edhe mesazhi se fëmijët duhet shfletojnë dhe të lexojnë, sa më shumë libra”, shprehet Dhima.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here