Gjatë mbrëmjes së djeshme një qenushe shtypet nga një betoniere. Aktivistët e shikojnë këtë skenë dhe shqetësohen shumë. Ata shtrihen vetë në rrugën ku kalonin betonieret për të ndaluar kalimin e tyre.
Sejrie Baleta
Qendresa e Qytetarëve për Parkun vazhdon. Dje ishte dita e 17-të pa ndërprerje e rezistencës tek ulliri. Dje në ditë n e 17-të të qëndresës u kishin shkaur për vizitë aktivistëve disa anëtarë të lqvizjes së njohur në Stamboll, “Taksim Gezi Park” për tu informuar më shumë për kauzën por edhe për të ndarë eksperiencën e tyre me ta. Ky është një apel mjaf i fortë për të gjithë qytetarët. Vjen një grup aktizistësh të huaj të cillët shfaqin inters për çështjen në fjalëlë, ndërsa qytetarët shqiptarë heshtin. Ndërsa vlen për tu theksuar që një grup mjaft i vogël aktivistësh rrinë aty me natë e me ditë duke kundërshtuar betonizimin që po i bëhet liqenit. Gjatë qëndresës së tyre mbrëmë tek parku aty kanë hyrë 11-të betoniere vetëm gjatë natës së mbremshme. Të mbledhura dhe me netët e mëparshme numri i betoniereve që kanë hyre natën është m,ë shumë se 50-të. I gjthë ky bëton nga ana e bashkisë justifikohet me faktin se do të ndërtohet një kënd lojrash për fëmijë. Apeli i aktivistëve fillon tashmë më moton:”Ose duhet të ngrihemi ose të kërkojmë azil”. Qytetarët për Parkun janë shmë aktivë në faqen e tyre. Këtë herë ata shkruajnë:”Këta janë kriminela të natyrës, këta janë vrasës të kafshëve, e të njerëzve. Kanë shtypur një rojtare të parkut dhe zemra i shpërtheu 5 metra para”. Ata kishin publikuar pamjet e një qemusheje që mbrëmjen e djeshme ishte shtypur nga një betoniere. Ja cfarë shkruajnë më tej ata: “Ju kërkojmë ndjesë për pamjet e rënda! Shtet pleher, shtet legen, shtet kanibalesh, nuk e di a ka zot për ti ndëshkuar këta legena. Kjo ishte viktima e parë nga betonieria e 40-të te parkut të përqëndrimit . Një qenushe që rrinte përdite me ne, i hipen betonierja sipër dhe ia nxjerr zemrën 5 metra larg nga trupi, e pavarësisht zemra vazhdon të rrahi edhe disa herë. I gjithë ky tmerr që po na shohin sytë ditë e natë, e ka një përgjegjës. Kështu do të përfundojmë të gjithë nëse nuk reagojmë, nëse nuk tregojmë dinjitet për atë çka na perkët të gjithëve! Do vijojnë të na tallin, vjedhin, çensurojnë, mashtrojnë do të na shkelin e të na shtypin! Ndërkaq hajdutet po ia nxjerrin mushkëritë dhe zemrën nga kraharori qytetit e qytetarëve me beton dhe hekura! Ndjese për pamjet e rënda! Kjo është viktima e parë në mbrojtje të parkut që po lehte përballë betonieres(një kafshë të re dhe kërcënuese për të dhe habitatin e saj normal ku është rritur dhe ndjente siguri por edhe përgjegjësi instiktive për ta mbrojtur). Betonierja vret, në parkun e liqenit! Lamtumirë Protestuese besnike! Përfundojnë fjalën e tyre qytetarët për parkun. Aktivistët më pas kanë shkuar dhe janë shtrirë vetë në rrugën ku kalonin betonieret. Policia ka ndërhyrë dhe i ka larguar.
Bashkia reagon
Ndërkohe Bashkia postoi në faqen e saj pas 15 minutash pasi shtypi qenushen besnike që po lehte përballë gomave të betonieres. Lehte për ta ndaluar të vazhdojë rrugë timin drejt kampit të përqëndrimit pë r fëmijë: “Nuk ka qen dëshiron aë nuk e dëshiron kënaqësinë e parkt por shumica e qenve nuk janë mjaftueshëm të zgjuart dhe luajnë me vdekjen, në mënyrë për të mos qëndruar pak më të gjatë. Pra na vjen keq që u largove nga parku. Kjo është dhe një mënyrë për tu larguar dhe larg vëmëndjes së spektatorëve të shumtë”. Ndërsa në mëngjes Agjencia e Parqeve dhe e Rekreacionit – APR e njohur si Tirana Parks shkoi për të pastruar gjakun e viktimës, qenit besnik që po lehte për ti bllokuar rrugëtimin betonieres e cila po shkonte të derdhte betonin tek këndi i përqëndrimit për fëmijë.
Historia e veçantë e qytetares
Paraditen e djeshme një zonjë bashk-kontribuese në ndërtimin e parkut të liqenit ndau eksperiencë n personale të kontributit të saj dhe familjareve të saj në fillimet e punimeve, në vitin 1959. Ne patëm mirekutimin e saj për të pasqyruar në faqen “Qytetarët për Parkun” 2-3 foto rastësore prej shume fotove personale qe pati kenaqesine ti ndaje nga afer. Ne ato foto u prezantuam vetem me kodra dhe terrenin pa liqenin që njohim dhe pa pemët që jemi mësuar por që me kontributin e tyre dhe shumë të tjerëve në atë kohë, mori formën që kishte në vitet ’90(para se të fillonin ndërhyrjet në park). Kjo zonjë na dha një nostalgji dhe kënaqësi të veçantë që kishim dëshirë ta ndanim me ju. Mirënjohje të veçantë për atë brez që na dhuruan me punë e djersë këtë park të mrekullueshëm që papërgjegjshmëria dhe arroganca shtetërore e cila me dhunë policore, propagandë dhe terr informativ ndaj qytetarëve po përpiqet ta shkatërrojë, pa mëshirë dhe arsyetim. U takuam me një qytetare të vërtetë për parkun”, shprehen kështu aktivistët.
Projekt për liqenin e Kasharit. Kryebashkiaku flet për parkun tek Liqeni Artificial
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi dje projektin për Parkun në Liqenin e Kasharit. Ndërsa një debat I zjarrtë ka ditë që po zhvillohet për këndin e lijrave që po ndërtohet tek Liqeni Artificial. Kryetari I Bashkise Veliaj nuk ka shkuar në asnjë moment që tu shpjegojë qytetarëve për ndërtimin që po bën tëk liqeni. Ndfërsa naga ana tjetër ai për sa I përket ndërtimit që do të bëjë tëk liqeni i Kasharit dhe zonën përreth tij për ta kthyer në një park të dytë urban. Gjatë fjalës së tij ai tha se “përfitimi nga ky park është 10-fish për komunitetin. Nëse ne harxhojmë 1 milion dollarë për të rregulluar këtë park, ku përfiton i gjithë komuniteti i Kasharit dhe zonave përreth, kjo do të thotë që përfitojnë jo vetëm ata që do të shijojnë parkun, por edhe ata që kanë pronë, që do të marrin një vlerë të jashtëzakonshme, ashtu sic po marrin vlerë të gjithë pronat ku po investon bashkia e Tiranës. Sigurisht që shumë prej bizneseve do të kenë punë. Ne duam që të bëjmë një seri konsultimesh, por si fillim donim që ta prezantonim këtu për të kuptuar vlerën e këtij investimi”. Kryebashkiaku Veliaj përfitoi nga rasti dhe nuk la pa përmendur dhe ndërtimin e parkt që po ndërton tek liqeni. Duke iu përgjigj të gjithëkritikëve në lidhje me projektin e Këndit të Lojrave te Liqeni Artificial, duke theksuar se “bashkia do të vijojë punën kundrejt çdo sulmi që i bëhët punës së saj”. Ai ripërsëriti edhe njëhere faktin se më 1 qershor Këndi i Lojrave për fëmijët do të jetë gati. Janë këto fjalët e tij ku me arrogancë dhe me idenferentizëm flet për gjelbërim kun ë vend të tij hedh beton. Mushkëria e kryeqytetit po kthehet në një kantier të madh prej betony ku askujt nuk do ti vijë në shërbim përvveçse ndërtesave dhe bizneseve që do të ndërtohen në të. Tiranës ju hoq dhe e vetmja hapësirë e gjelbër që kishte mbetur.