Zjarrfikësit në Nju Jork mësojnë kinezçen për një arsye të fortë…

0
159

Një ekip punonjësish të urgjencës mjekësore pranë njësisë së zjarrfikësve në Nju Jork ka nisur të mësojë gjuhën kineze.

Kjo për një arsye të thjeshtë: Në këtë qytet jeton një komunitet prej rreth 420 mijë kinezësh, një pjesë e të cilëve nuk dinë anglisht.

Qëllimi i këtij programi është t’i shërbehet sa më mirë komunitetit kinez, joanglishtfolës të Nju Jorkut”, raporton Radio e Jashtme e Kinës.

Media kineze shton se për të njëjtin qëllim, është rritur numri i të punësuarve me origjinë nga vendi aziatik pranë punonjësve të shërbimit zjarrfikës.

Në këtë departament prej 10.200 zjarrëfikësash, vetëm 120 janë aziatiko-amerikanë.

Komuniteti kinez në SHBA është i treti përsa i përket numrit të popullsisë, duke ndjekur komunitetet meksikan dhe indian. Numri i këtij komuniteti , sipas të dhënave të Rregjistrimit të popullsisë të SHBA-së në vitin 2013 ishte 2 milion, duke përbërë 5% të popullsisë migratore në SHBA.

Rreth gjysma e emigrantëve kinezë në SHBA janë të pajisur me leje qëndrimi të përherëshme në SHBA, e njohur si “green card”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here