Një ekspozitë me pesë misionet arkeologjike në kuadrin rajonal të territorit të Shkodrës do të prezantohet në Galerinë e Arteve në Shkodër në 8 deri 15 prill. Bëhet fjalë për rezultatet e këtyre dhjetë viteve të fundit, të misioneve franceze në Koman e Lezhë, misioneve polake në Shkodër e Risan (të Malit të Zi) dhe misionit gjerman po në Lezhë. Qëllimi është që nëpërmjet rezultateve të vihet në pah pasuria e madhe e Shqipërisë së veriut, konkretisht rajonit të Shkodrës. Institucionet e huaja bashkëpunuese janë Shkolla franceze e Romës, Laboratori i exelencës Labex RESMED « Réligions et sociétés dans le monde Méditerranéen »; Universiteti i Varshavës dhe Deutsches Archäologisches Institut i Berlinit, mbështetëse te këtyre projekteve, si dhe Ambasada franceze në Tiranë. Të pranishëm, studiues evropianë dhe vendas, Stéphane Gioanni (Drejtor i seksionit mesjetar në Shkollën franceze të Romës); Stéphane Verger (Drejtor studimesh në Ecole Pratique des Hautes Etudes; Etleva Nallbani (Kërkuese shkencore CNRS/ UMR 8167 Orient et Mediterraee- College de France; bashkëdrejtuese e misionit shqiptaro-frances të Lezhës dhe Komanit); Saimir Shpuza ,(Kërkues shkencor, Instituti Arkeologjik i Tiranes; bashkedrejtues i misionit arkeologjik shqiptaro-polak te Shkodres); etj.