Pas sulmeve terroriste, Vikena Kamenica e “Ali Pasha” koncert në Bruksel

0
195

kamenica ali pasha

 

Festivali Ndërkombëtar Kulturor “Ballkan Trafik” vjen në edicionin e 10-të

 

Brukseli lë pas frikën nga terrorizmi, tingutj e muzikës do të pushtojnë qytetin. Vikena Kamenica, “Keli Band’ dhe Grupi “Ali Pasha” do sjellin muzikën moderne e tradicionale shqiptare. Zig Zag dhe Dren Abazi përfaqësojnë Kosovën.

 

Pas terrorit dhe frikës Brukseli do të pushtohet nga diversiteti i tingujve të muzikës së edicionit të 10 të Festivalit Ndërkombëtar Kulturor “ Ballkan Trafik”. Shqipëria dhe Kosova do të jenë pjesë e këtij festivali që do të zhvillohet në datat 14 – 17 prill 2016. Shqipëria do të prezantohet me grupin e mirënjohur muzikor të përbërë nga solistja e mirënjohur e skenës Vikena Kamenica me “Keli Band“ dhe grupin e njohur popullor “ Ali Pasha“. Një pjesëmarrje e tillë elitare për vendin përkthehet në një premtim për sukses në këtë ngjarje të madhe kulturore të vendeve të Rajonit tonë dhe më gjerë në kryeqytetin evropian. Ndërsa Kosova do të përfaqësohet me grupin e mirënjohur “Zig Zag” dhe këngëtarin Dren Abazi. Edhe bashkëatdhetarët tanë në Belgjikë, Kosovë, Maqedoni dhe gjetkë do të prezantohen gjerësisht në këtë Festival me disa grupe muzikore popullore dhe moderne. Kështu, Kosova do të përfaqësohet me grupin e mirënjohur “Zig Zag” dhe këngëtarin Dren Abazi.  Grupi përfaqësues i Shqipërisë do të prezantohe në 16 prill  dhe në 17 prill Vikena Kamenica dhe bandi që e shoqëron do të jenë të ftuar nderi në  Koncertin festiv në Grande Place, me rastin  e përfundimit të Balkan Trafik.

 

Balkan Trafik është një koncert i cili pasqyron diversitetin e muzikës, dhe aty do të prezantohet diversiteti i muzikës shqiptare. Vikena Kamenica do të interpertojë në shoqërinë e Keli Band, një repertor të gjerë duke filluar nga muzika xhaz eksperimentale, e kombinuar me tingujt tradicionalë shqiptarë dhe melodi të modernizuara. Ndërsa grupi folklorik i “Ali Pashës” është një grup i specializuar i këngëve folklorike të jugut të Shqipërisë.

 

Vikena Kamenica  është një nga artistet më të shquara të brezit të saj në Shqipëri. Vajzë e dy këngëtarëve të operas, nga viti 2001 ajo është soliste në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, duke performuar brenda dhe jashtë vendit në shumë role kryesore të kryeveprave të muzikës klasike botërore. Vikena Kamenica ka bërë emër edhe në interpretimin virtuoz të këngëve popullore tradicionale si dhe të alternativave të reja si ethno-jazz, turbo-folk, etj. “KELI BAND” është formacion muzikor i formuar rreth viteve 2008  nga lideri i këtij grupi saksofonisti Brikel Guga dhe përbëhet nga muzikantë profesionistë, kryesisht shqiptarë. Në repertorin e tyre janë lëvruar rryma të ndryshme muzikore, nga Jazz deri në ato eksperimentale. Janë pjesëmarrës në disa Jazz Festival-e dhe të përfshirë në shumë projekte muzikore në Shqipëri dhe jashtë saj. Së fundi, Keli Band, ka arritur të eksperimentojë, duke bërë një përshtatje    perfekte të tingujve dhe melodive tradicionale shqiptare me ato moderne, duke sjellë kështu një novacion  dhe zhvillim të muzikes shqiptare dhe më tej.  Gjatë vitit 2016, “Keli Band” do lançojë albumin e ri “RRENJE TE LARGETA”në bashkëpunim me Vikena Kamenica, duke sjellë kështu një tjetër parfum në krijimtarinë dhe karrierën e tyre. Grupi muzikor “ALI PASHA” është krijuar në vitin 1992 në qytetin e Tepelenës. Grupi është i njohur për lëvrimin e muzikës popullore të Jugut, asaj folklorike, qytetare, etno – folk, madje edhe etno – Jazz. Grupi ka një repertor prej afro 100 këngësh, prej të cilave rreth 30 janë krijime të mirëfillta të pjestarëve të tij. Ansambli i të rinjve të Shoqatës së  njohur kulturore shqiptare “ Vatra” në Bruksel do të jetë i pranishëm si dhe vjet me një program të pasur më këngë e valle popullore nga të gjitha trevat, duke shtuar atmosferën festive edhe me kostumet e tij shumëngjyrëshe tradicionale. Do të jetë gjithashtu dhe grupi folklorik ” Rinia” nga Maqedonia dhe disa instrumentistë shqiptarë me banim në Belgjikë. Po në kuadrin e këtij Festivali do të shfaqet filmi “ Shok” i cili u nominua në “Oscar” dhe do të zhvillohet një konferencë tematike kushtuar artit dhe kulturës në Ballkan. P.Stafa

 

Vikena Kamenica do të interpertojë në shoqërinë e Keli Band, një repertor të gjerë duke filluar nga muzika xhaz eksperimentale, e kombinuar me tingujt tradicionalë shqiptarë dhe melodi të modernizuara. Ndërsa grupi folklorik i “Ali Pashës” është një grup i specializuar i këngëve folklorike të jugut të Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here