Shqipëria po rrudhet. Ndërsa numri i vdekjeve po rritet ai i lindjeve po ulet e ndërkohë të rinjtë gjithnjë e më tepër po emigrojnë jashtë vendit. Këto kanë bërë që shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e katërt të vitit 2015 sipas Institutit të Statistikave të pësoi një rënie me 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014. Në tremujorin e katërt të vitit 2015 INSTAT thotë se janë regjistruar 8363 lindje, 2% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë ndërsa janë regjistruar rreth 5298 vdekje. Rënie kanë pësuar dhe martesat. Kjo ka të bëjë me tendencën e të rinjëve për tu larguar jashtë vendit. Daljet e shqiptarëve jashtë kufinjëve në këtë periudhë janë rritur me 10.9% ndërsa sipas Insitutit të Statisktikave janë regjistruar 469 martesa më pak. Nga të gjitha qarqet vetëm Tirana, Durrësi dhe Vlora kanë njohur rritje të popullsisë, ndërsa popullsia e të gjitha qarqeve të tjera ka pësuar rënie. Shqipëria që nga një janari I 2016 ka 2 .89 mln banorë sipas INSTAT 6.276 banorë me pak krahasuar me 1 janarin e 2015. Raporti gjinor i është 102,6 meshkuj për çdo 100 femra ndërsa mosha mesatare 34.7 vjeç