Një i ri është ndaluar nga policia e Pogradecit, pasi ka qëlluar me armë zjarri, ndërsa shoku i tij po procedohet në gjendje të lirë. 16- vjeçari E.Xh., banues në fshatin Gështenjas u vu në prangat e policisë, ndërsa po ndiqet në gjendje të lirë, D.Y.,15 vjeç banues po në Gështenjas. Arrestimi i 16- vjeçarit, si edhe procedimi penal ndaj shokut të tij, filloi pasi, dyshohet se dje rreth orës 20:00, në bashkëpunim mes tyre, për motive të dobëta, kanë qëlluar në ajër, me armë zjarri, në pyllin e fshatit Gështenjas. Uniformat blu bën ndalimin e dy të rinjve, ndërsa në vendin e ngjarjes, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, gëzhoja. Si rezultat i hetimeve të kryera, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 16- vjeçarit u gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një pushkë gjysëm automatike model 63, të cilën e mbante pa leje. Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa lejë e armëve luftarake dhe e municionit” kryer në bashkëpunim.