Trupa e TKOB tur në Serbi
Trupa e baletit të Teatrit të Operas dhe Baletit dhe Ansambli Popullor do të zhvillojnë një tur tre ditor në Serbi në 8, 9 dhe 10 prill. Një tur që ndodh për herë të parë në historinë e TKOBAP, vjen në kuadër të “Festivalit të 13 të Dansit”, dhe vendin ynë do të përfaqësohet me 2 pjesë koreografike “La Stravaganza&Noces” nga Angelin Preljocaj përkatësisht në qytetet Beograd, Novi Sad dhe Nis, një një nga eventet më të rëndësishme të llojit të vet në Serbi e më gjerë, ku kanë rastin e shansin të prezantohen në kontekst botëror tituj dhe emra të njohur të fushës së dansit. Edhe pse trupa e TKOB ka qenë prezente shumë herë në pjesëmarrjet artistike jashtë vendit në disa shfaqje të ndryshme, ky turne përbën një ngjarje të rëndësishme për ta. Kjo nisur në aspektin e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve në art e kulturë, iniciuar rishtas mes 2 vendeve ku në nismat kryesore të Teatrit është zhvillimi i dialogut kulturor për ndërtimin e një klime të qendrueshme bashkëpunimi kulturor në nivel rajonal. Trupa e baletit të TKOB është ftuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Operas Nacionale të Beogradit, Dejan Savic në shtator të vitit të kaluar kur ai ishte në Shqipëri.