“Youth” premiera e javes ne Millennium

0
232

I nominuar për një statujë Oskar me 12 cmime dhe 30 nominime të tjera vjen premierë në dt, 7 prill në kinema Millennium komedia dramatike “Youth”. “Youth” një prodhim Italian i njohur me titullin “La giovinezza” është shkruar dhe drejtuar nga i mirënjohuri Paolo Sorrentino.Flmi tregon për një dirigjent orkestre në pension është duke bërë pushimet në  Alpe me vajzën dhe mikun e tij regjisor kur merr një ftesë nga Mbretëresha Elizabet për të performuar me rastin e ditëlindjes së Princit Filip. Në kastin e aktorëve regjisori ka mbledhur emra të njohur si Michael Caine, Rachel Ëeisz, Paul Dano, dhe Jane Fonda. Ky është i dyti film në anglisht nga regjisori italian Paolo Sorrentino pas “The Great Beauty” (2013). Regjisori Paolo Sorrentino shkroi skenarin duke pasur në mendjen fituesin e Oskarit, aktorin Michael Caine. Ndërkohë  aktorja Jane Fonda  u interestua për rolin e Brendës pasi miku i saj Al Pacino  i tregoi se pjesa ishte  “shkruar enkas për Jane”. Filmi është shfaqur premierë në Festivalin e Kanës 2015 duke marrë menjëherë vlerësimet jashtëzakonisht pozitive nga kritika. Ndonëse nuk fitoi dot Palmën e Artë, “Youth” u vlerësuar me shumë çmime në European Film Aëards ndërsa nuk munguan nominimet për Oskar dhe Golden Globes. Që në projeksionin e parë të tij “Youth” është vlerësuar maksimalisht  për këndvështrimin e regjisorit dhe finesën dhe elegancën gjatë interpretmit të mrekullueshëm të aktorëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here