Kandidatët për rektor, dekanë dhe shef departamenti kanë ndezur motorrët për zgjedhjet që do të mbahen në 20 prill në institucionet e arsimit të lartë. Kandidatët prezantojnë platformat e tyre për universitetet në nivel fakulteti me akademikët dhe studentët ndërsa procesi do të monitorohet nga Komisioni Institucional i Zgjedhjeve dhe komsionet e ngritura në nivel fakulteti. Por, cila është garancia që këto zgjedhje të rëndësishëm për arsimin të mos jenë të korruptuara dhe të diktuara politikisht? Në fjalën e saj Majlinda Keta tha: “Komisioni Institucional i Zgjedhjeve është zgjedhur me votë nga senati akademik pa u shpallur kandidatët për rektorë. Shqiptarët te jënë të garantuar se ajo që do të ndodhi në akademizëm nuk do të ketë qasje në atë që ka ndodhur në zgjedhjet e mëdhaja tonat dhe kam bindjen se akademizmi do të jetë modeli më i arrirë. Aë arsim depolitizimi dhe partizimi është një standard me kushtetutë dhe duhet të respektohet. Ne në fund të fundit nuk luftojmë për parti”. Komisioni Institucional i Zgjedhjeve drejtohet nga Znj. Majlinda Keta, dhe përbëhet nga 7 anëtarë. Komisioni do të kryejë monitorimin e plotë të fushatës, votimi dhe numërimit të votave. Studentët sipas ligjit të ri, kanë kuotën 10% të drejtës së votës. Sipas saj me tej Majlinda Keta shtoi: “Unë mendoj që vota studentore do të ishte e pafalshme për të mos u respektuar. Ne do të respektojmë 10%”. Për universitetin e Tiranës, Garojnë Prof.Dr Mynyr Koni. Dekani aktual i Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Prof. Dr Klodeta Dibra Dekane aktual e Fakultetit Të Gjuhëve të Huaja. Për universitetin e mjekësisë janë në garë Arben Gjata, Mira Rakacolli dhe dekani i infemerisë Petrit Bara.