Eurovisionin 2016/ Eneida Tarifa: Nuk e fitojmë Eurosong-un

0
176

Për sa i përket fitores, Tarifa u shpreh pesimiste se një gjë e tillë mund të ndodhë në këtë festival, e këtë ajo e arsyetoi me faktin e buxhetit të ndarë për këtë festival e që është shuma prej 120 mijë euro.

“Do shpresojmë që ai tre minutash i artë që ka Shqipëria të jetë në favor tonin, unë pres që së paku të jem në finale dhe nëse jam në finale atëherë kjo do të jetë një fitore për mua”

Drejtori i përgjithshëm i televizionit shqiptar, Martin Lekaj se edhe këtë vit festivali i këngës në RTSH, zgjodhi këngën fituese që do t’i përfaqësojë shqiptarët në Suedi. Ai u shpreh optimist për sa i përket këngës “Përrallë”.

“Kemi pasur eksperienca të jashtëzakonshme, njëra ndër të cilat ju e dini ka qenë edhe eksperienca me këngën “Sus” të Rona Nishliut, po ashtu edhe me këngëtarë të tjerë. Shpresojë dhe jemi shumë optimist që edhe kënga e radhës të ketë të njëjtin sukses”, u shpreh Lekaj.

Ndërsa Drejtori i RTK-së Mentor Shala tha se pasi që Kosovës ende nuk i është dhënë mundësia për pjesëmarrje në Eurovision, do të vazhdojnë të jenë në përkrahje dhe ta promovojnë këngën e Shqipërisë.

“Do të mundohemi që sa më shumë ta promovojmë këngën e Shqipërisë. Kjo pasi siç e përmendi edhe drejtori, kemi një diasporë të jashtëzakonshme. Siç tha edhe drejtori dihet se si votohet në Eurovizion më shumë votohet për politikë se sa për vlera dhe sigurisht jam shumë i bindur  se po të ishin në pyetje vlerat atëherë përfaqësuesit  tanë do të ishin në një pozitë tjetër”, u shpreh Shala.

Tarifa turin e saj e filloi në Kosovë, ndërsa do të vazhdojë në Holandë, Izrael, Angli, Maqedoni dhe vende të tjera.

Ndryshe, gjysmëfinalet në Festivalin Evropian të Këngës  mbahen më 10 dhe 12 maj, kurse finalja do të organizohet dy ditë më vonë më 14 maj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here