Tiranë/ Gardisti qëllon me armë bashkëshorten, ndërron jetë në spital

0
211

Bashkëshortja e gardistit Admir Dervishi nuk i mbijetoi dot plagëve që mori nga pistoleta e bashkëshortit të saj, sot në mëngjes. Ka qenë ora 07;10 e mëngjesit, kur policia e Tiranës është lajmëruar për një ngjarje të rëndë në Kombinat. Gardisti Admir Dervishi kishte qëlluar më armën e punës së tij bashkëshorten. 28 vjeçarja është plagosur nga i shoqi pas një sherri në familje dhe është dërguar menjëherë në spital. Por siç duket, plagët që i shkaktoi bashkëshorti i saj kanë qenë fatale. Dyshimet janë se shkak i sherrit është bërë xhelozia në çift.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here