Pas tensioneve që ndodhën në Kuvendi, deputetit socialist Erjon Braçe ka shpjeguar situatën, duke deklaruar se nuk do të lejonte deputetet e opozitës ta fyenin. Në një deklaratë për mediat, jashtë sallës së Kuvendit, deputetit socialist tha se nuk i trembet bandës së Sali Berishës.
Erion Braçe: Një herë të vetme do ju përgjigjem të gjithë këtyre që shajnë, duke filluar nga reshti i parë deri tek i fundit. Dhe ta kenë të qartë që kanë dhunuar shqiptarë, kanë vjedhur shqiptarë, kanë vrarë shqiptarë. Unë nuk hyj te kjo kategori. Unë hyj tek të vrarët dhe tek të vjedhurit . Kam hyrë në parlament nga 26 maji i vrarë nga Sali bverisha dhe banda e tij. Nuk kam për ti toleruar me fjalët fyese. Fyerjet e një farë Arben Ristani dhe të një farë Sali Berishe.
Paloka erdhi për të më larguar nga podium. Kur kam kaluar 26 majin të këtij krimineli dhe 21 janarin, as më shkon në mendje të ndihemi i kërcënuar nga kjo lloj bande.