Debati në Parlament, Berisha: Kokoneshi-Brace përfituan përfituan 1 mln dollarë nga tendera korruptivë

0
173

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi deputetin socialist, Erion Braçe se ka përfituar rreth 1 milion dollarë bashkë me kryebashkiakun e Divjakës, Kokoneshi.

Nga ambientet e jashtme të Parlamentit, Berisha renditi edhe tendera që kanë përfituar deputetë socialistë, që sipas tij, por vjedhin Shqipërinë. Ish-kreu demokrat pretendon se i bazon mbi dokumente zyrtare akuzat e tij.

Berisha: Unë solla dokumente që dëshmojnë vjedhjet më flagrante dhe më të paimagjinueshme me firmat dhe vulat e tyre. Këta hidhen përpjetë dhe mendojnë se me gjuhë ordinerësh do të mund të mbulojnë vjedhjet e tyre. Unë solla dokumente zyrtare që faktojnë se Safet Gjici nga 6 tendera që mori në vitin 2013, ka arritur të fitojë 58 tendera vitin e kaluar.

Sadri Abazi nga asnjë tendër në vitin 2013, fiton në vitin 2015, 16 tendera. Solla dokumente zyrtare që faktojnë se Pjerin Ndreu nga 4 tendera që kishte fituar në 2013, fiton 16 në 2015. Dokumente origjinale në të cilat Fredi Kokoneshi, kryebashkiaku i Divjakës, dhe bashkë me deputetin kanë ndarë 1 milion dollarë, shpall fitues kompaninë me një tendër prej 337 milionë lekë, përjashton kompanitë që japin 220 milionë, 279 milion dhe këtë e fiton kompania me 317 milionë lekë. Thuhet gjerësisht se Kokoneshi, bashkë me Kokoneshin këtu në Parlament kanë fituar 1 milion dollarë.

Një rrugë me 930 metra në fshatin Lin, që quhet rruga Edi Rama, shpenzohen 9.9 milionë dollarë, në një kohë kur e gjithë rruga është prokuruar me 21 milionë dollarë. Solla fakte kur drejtori i Ujësjellësit i cakton vetes rrogën 2.5 milionë, në kundërshtim me të gjitha ligjet. Dhe lë kapar se në qoftë se ikën nga puna ka të drejtë të marrë 50 milionë lekë.

Pyetjes së gazetarëve nëse i dukej normale ajo që po ndodhte në parlament, ku deputeti demokrat Roland Keta ka kërcënuar fizikisht Braçen, por tha se kjo nuk është normale, por shtoi se normale duhet të ishte që deputetët e majtë të bënin transparencë.

Berisha: Nuk kërcënon njeri zt.Keta. Normale nuk është! Normale është që ai që akuzohet, t’u thotë zgjedhësve si ka mundësi. Këtu janë 120 milionë lekë diferenca. Këtu normale është që t’u thotë shqiptarëve: ku shkojnë 1 milion e 200 mijë dollarë. Duhet të ketë transparencë për këto veprime.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here