Deputeti socialist Pandeli Majko përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar një foto, e cila sipas tij godet më shumë se sa 7 prilli i pushtimit fashist. Ja sesi e komenton Majko fotografinë e mësipërme dhe sesi i sheh zhvillimet në atë kohë dhe sot: Shkrimi i plotë i Majkos: Kjo është një foto që “godet” më shumë se sa 7 prilli i pushtimit fashist. Ajo paraqet betimin e Gardës së ushtrisë shqiptare të kohës në Romë, në Maj 1939… një muaj pas invazionit të vendit. Padyshim, cdo ngjarje ka kontekstin e vet. Ajo që dëshiroj të kujtoj sot janë ata përfaqësues ushtarakë dinjitozë si Mujo Ulqinaku të cilët kundërshtuan me armë pushtimin e vendit. Kujtesë dhe respekt, megjithëse ju duhet shkruajtur emri në një pllakë mermeri, me nderim, atyre ushtarakëve që nuk pranuan të betoheshin atë ditë në Romën e kësaj fotoje. POR… Një nderim dhe përulje të vecantë për ata që morën armët dhe luftuan për clirimin e atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë deri në clirimin e tij. Në histori duhet të dish të zgjedhësh edhe kur ka kosto. 7 prilli na vjen cdo vit si një “ftesë” e heshtur për cilindo, se në cdo rast e udhëkryq, zgjedhja është vetëm Shqipëria. Kush zgjedh Atdheun përballë pushtuesit ka falje në cdo kohë.