Seanca e sotme parlamentare ka pasur object diskutimi dërgimin e mandateve të deputetëve të mazhorancës Rakip Resuli dhe Valenita Leskaj.
Deputetja Valentina Leskaj kërkoi me insistim futjen në rend të ditës së seancës së sotme parlamentare votimin e kërkesës.Opozita e quajti tërheqje të maxhorancës dhe u shpreh dakord ndërkohë kryetari i Parlamentit tha se të hënën do të mblidhet Këshilli I Mandateve dhe të enjten e javës tjetër do të hidhen në votim.
Valentina Leskaj: ”Kam insistuar në konferencën e kryetarëve që kjo cështje të miratohet sot në Parlament. Kërkesa që kam bërë me shkrim të bëhet në Gjykatën Kushtetuese”
Sali Berisha: Leskaj bëri detyrën e vet por pasagjerët nuk zbresin nga treni. Shoferi dorëzoi patentën. Kërkon votim
Paloka: Maxhoranca është tërhequr . Ta votojmë sot të futet në rend të ditës
Ilir Meta: Të hënën mblidhet Këshilli i Rregullores dhe Mandateve të enjten të shprehemi me votë.