Formulari AlZ plotësohet online nga: Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2016 dhe që kanë detyrim për të dhënë një ose disa provime të Maturës Shtetërore.
Sejrie Baleta
Ka nisur plotësimi i formularit A1Z për të gjithë kandidatët mbetës në maturat shtetërore 2006-2015. Të gjithë kandidatët e Tiranës në qytet dhe në qark, do të kenë afat dy ditë për të plotësuar formularin A1Z, ndërsa kandidatët në qytetet e tjerë vetëm 1 ditë. Kandidatët do të plotësojnë formularin në shkollat ku kanë mbaruar arsimin e mesëm. Plotësimi do të bëhet nga data 6 deri në 9 prill, për të gjithë ata maturantë që kanë qenë mbetës në maturat e mëparshme apo nuk kanë aplikuar për në Univeritet.
Plotësimi
Formulari AlZ plotësohet online nga: Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2016 dhe që kanë detyrim për të dhënë një ose disa provime të Maturës Shtetërore. Kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit dhe pasi kane bërë njehsimin e diplomës në komisionin përkatës të MAS, rezulton se kanë detyrim për të dhënë një ose disa provime të Maturës Shtetërore. Procesi i plotësimit të Formularit AlZ ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që do të quhet “mbikëqyrës”. Mbikëqyrësi pajiset me kodin përkatës të hyrjes në sistem. Vetëm pasi mbikëqyresi fut kodin në sistem, kandidati mund të përfundojë plotësimin e Formularit AlZ. Kandidatet për të plotësuar formularin AlZ, duhet të paraqesin tek mbikëqyrësi një vertetim të lëshuar nga shkolla ku ka dhënë provimet. Vërtetimi, veç gjeneraliteteve duhet të ketë edhe këto të dhena: Provimet e detyruara dhe vlerësimet e shkallëzuara të secilit provim, nëse ato rezultojnë të fituara nga kandidati. Provimet me zgjedhje dhe vlerësimet e shkallëzuara të secilit provim, nëse ato rezultojnë të fituara nga kandidati. Vërtetimi pas përfundimit të aplikimit i bashkengjitet kopjes së formularit AlZ, që përmbn shkolla dhe dorëzohet në AKP 5 ditë pas përfundimit të aplikimeve. Plotesimi i Formularit AlZ fillon ne Portalin Qeveritar dhe perfufldon ne shkolle.
Provimet me zgjedhje
Kandidati që mbart nga matura e viteve 2006-2015 dy lëndë me zgjedhje, nuk do të japë provim me zgjedhje. Kandidati që mbart nga matura e viteve 2006-2015 një lëndë me zgjedhje, duhet të zgjedhë për të dhënë provim vetëm një lëndë me zgjedhje. Kandidati që nuk ka mbartur lëndë me zgjedhje nga maturat para vitit 2016 duhet të zgjedhë për të dhënë dy lëndë nga lista e lëndëve me zgjedhje, por lëndët e zgjedhura duhet të plotësojnë kushtin jo më pak se 8 kredite.
Datat
06.04.2016 Tirana Qytet, Tirana Qark, Durrës, Kavajë, Krujë, Kamëz, Mirditë.
07.04.2016 Tirana Qytet, Tirana Qark, Dibër, Vlorë, Gjirokastër, Peqin, Gramsh, Librazhd, Sarandë, Skrapar, Përmet
08.04.2016 Elbasan, Korçë, Pogradec, Kolonjë, Devoll, Berat, Kuçovë, Kurbin, Kukës, Mat, Delvinë.
09.04.2016 Fier, Mallakastër, Tepelenë, Lushnjë, Shkodër, M. Madhe, Pukë, Lezhë, Bulqizë, Has, Tropojë.
Udhëzimi
Kandidati që mbart nga matura e viteve 2006-2015 dy lëndë me zgjedhje, nuk do të japë provim me zgjedhje. Kandidati që mbart nga matura e viteve 2006-2015 një lëndë me zgjedhje, ddo të japë 1 provim. Kandidati që nuk ka mbartur lëndë me zgjedhje duhet të zgjedhë për të dhënë dy lëndë