Ministria e Mbrojtjes zbulon itinerarin e helikopterit të rrëzuar: Helikopteri fluturoi deri në Vermosh

0
179

12928216_582144608613117_5500944739569095004_n_0

 

Në një reagim të transparenca.al për shkrimet e mediave online, Ministria e Mbrojtjes zbuloi itinerarin ekzakt të helikopterit, që u rrëzua në Liqenin e Shkodrës.

“Helikopteri është nisur nga Farka në orën 12:10 dhe po kryente fluturim rutinë stërvitor rikonjicioni, sipas planit të fluturimit të bazës ajrore Farkë, në intenerarin Farkë-Tujan-Qafë Murr-Qafë buall-Shupenzë-Peshkopi-Kukës-Qafë Luzhë-Qafë Valbonë-Vermosh-Rapstarje-Koplik-Shkodër-Farkë” shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Me këtë njoftim, zbulohet për herë të parë itinerari i helikopterit EC 145 që u rrëzua në Glizhë të Malësisë së Madhe. Duket se helikopteri ka qenë deri në skajin më të largët të Shqipërisë në Vermosh, për arsye që nuk janë të qarta. Aludimet e deritanishme janë se vetë Ministrja e Mbrojtjes është duke ngritur një ndërtim privat në këtë zonë dhe ka përdorur helikopterin e ushtrisë për transport. Hamendësimet u përforcuan nga një status në Facebook i gazetarit të Ai Report Elvis Nabolli, sipas të cilit, helikopteri kishte ngarkuar mermer.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here