Personazhet e tragjedisë së Gërdecit dhe të trafikut të municioneve drejt Afganistanit figurojnë edhe në skandalin e Dokumentave të “Panama Papers”. Atyre u është kushtuar një film, një libër dhe tani së fundi emrat i përmenden edhe në zbulimin më të madh të shtypit.
Aty figuron edhe Efraim Diveroli, personi që bleu miliona municione e fishekë nga Shqipëria për t’ja shitur amerikanëve në Irak e Afganistan. Zbulimi është bërë nga e përditshmja amerikane Miami Herald. Përmes një shkrimi të gjatë, gazeta shpjegon edhe lidhjen mes Diverolit, kompanisë së tij AEY, një trafikanti zvicerian dhe një firme offshore në Qipro.
Herald – e përgatitur nga Java Nevs- shkruan se kontrata që fituan dy të rinjtë (Diveroli dhe Packouz) me Pentagonin, përmes firmës së tyre AEY, erdhi falë ndihmës së zvicerianit Thomet dhe kompanisë së tij në Qipro “Evdin” që rezulton në Panama Papers.
Shkrimi:
Historia sesi 3 të rinj nga Miami Beach fituan miliona dollarë në kontrata armësh përmes Pentagonit është kthyer në një artikull të “Rolling Stone”, një libër e madje, së shpejti, në një film të Hollyëood, të quajtur ëar Dogs.
Efraim Diveroli, David Packouz dhe Alexander Podrizki, shitën armë dhe municione të vjetra me origjinë kineze dhe nga ish blloku komunist, tek aleatët amerikanë në Irak dhe Afganistan,… teksa vetë thithnin shtëllunga epike cigaresh marijuane. Ata ishin në të njëzetat në atë kohë.
Tanimë, një tjetër personazh i kësaj drame, një qipriot i quajtur Charalambos “Pambos” Fellas, ka dalë në rrjedhjen massive të dokumentave, të disponuara nga Miami Herald dhe ICIJ. Dokumentat e papara ndonjëherë, të quajtura Panama Papers, vijnë nga Mossack Fonseca, një firmë ligjore panameze që krijonte kompani offshore për të pasurit dhe të pushtetshmit.
Qiprioti Fellas ka shërbyer si drejtuesi i një kompanie offshore në Qipro, e quajtur Evdin Ltd, e cila furnizonte dy dilerat e Miamit (Diverolin dhe Packouz)
Miami Herald kërkoi për emrin e Fellas në dokumentat e Mossack Fonseca dhe zbuloi se ai ka qenë një i ashtuquajtur “drejtues nominal” për të paktën 30 kompani offshore të krijuara ndërmjet viteve 2002-07. Të gjitha kompanitë ishin të bazuara në Seychelles, një parajsë fiskale afër Oqeanit Indian.