Një tjetër përplasje ka ndodhur me shtypin nga Ministrat e Shqipërisë.
Pas rastit të Ministrit Beqaj që u konfrontua me gazetarin e Zërit të Amerikës sot ministry I Brendshëm Saimir Tahiri është përplasur me një tjetër gzazetar në takimin që zhvilloi me emigrantët në Greqi.
Gazetari Shpëtim Zinxhiria nëpërmjet një statusi në “facebook” ka publikuar dialogon me fjalë fyese nga ministry Tahiri.
Ministër gangster apo rrugac?
Priste një falje nga ministri po më kot, pasi gangsterët nuk dinë të sillen si njerëz, nuk dinë se çështë edukata dhe personaliteti aq më keq kur janë të veshur në pushtet. Nuk respektojnë moshën edhe pse përball kanë baballarët e tyre…
Ministri: fike atë kamer ti more !
Gazetari: bëj detyrën !
Ministri: cfarë je ti ?
Gazetari ; Jam gazetar, unë punën time ti punën tënde !
Ministri: as më plas fare!
Ambasadori, gazetarit në vesh po deshe fike kameren…
Dhe kështu u bë kamera u fik në një kohë që ministri kishte humbur toruan dhe po u kthente përgjigje emigrantëve me zë të lartë.
Neser në FocusNeës i gjithë takimi i ketij ministri pa edukatë me emigrantët.
Dihet se i gjithe takimi eshte incizuar ne audio nga zedhenesi i ministrit, por edhe me kamer amatore, pra askush nuk mund te mohoj kete sjellje prej gansteri te tij…