Tranjeri i ri i Chelsea-t, Antonio Conte dëshiron me patjetër ta transferojë Elseid Hysajn në skuadrën e tij të re. Hysaj ka kontratë me Napolin deri në vitin 2020, por Chelsea nuk e sheh aspak pengesë këtë fakt pasi ka bërë gati ofertën e parë prej 20 milionë eurosh, mjaftueshëm për të bindur skuadrën italiane ta lënë të lirë shqiptarin.