Fier/ Zbulon aferat korruptive të bashkëshortit, kishte 10 vjet që merrte pagesë për paaftësi në punë por sdinte gjë

0
169

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, Valentina Lushaj, nga Fieri gjen të fshehur në shtëpi dy libreza invaliditeti. E para tregon që zonja në fjalë është invalide e plotë dhe e dyta është libreza me të cilën invalidi tërheq paratë e invaliditetit pranë zyrave të Postës Shqiptare. Me të gjetur dy librezat ajo dyshoj se dikush po abuzonte dhe po i merrte para shtetit pa të drejtë, prandaj kërkon pranë ISSH Fier librezën e saj të punës. Që nga ky moment ajo zbulon që në librezën e saj të punës ishte shkruar, se ka marrë 10 vite pagesë për paaftësi në punë dhe se ka qënë punonjëse në ISSH për 2 vite, 2003 dhe 2004. Për asgjë nga këto ajo nuk ishte në dijeni dhe për çdo gjë fajëson bashkëshortin e saj, i cili punonte dhe punon aktualisht në ISSH e  Fierit. Valentina hedh akuza dhe mbi ish-juristin e ISSH Fier, i cili është mik i ngushtë i burrit të saj. Valentina aktualisht ka një urdhër mbrojtjeje dhe është në proçes divorci me bashkëshortin.

Të gjitha këto abuzime, zonja akuzon se i ka bërë bashkëshorti i saj i cili  është punonjës i ISSH Fier prej 13 vitesh. Zonja Valentina tregoi për emisionin “Fiks Fare”  se gjatë jetës së saj me bashkëshortin Kastriot Lushkaj ka qënë një grua e vuajtur dhe e keqtrajtuar.  Ajo tregon se ndaj saj është ushtruar dhunë e vazhdueshme fizike dhe mendore e psikologjike. Në shtëpinë e saj ishte e ndaluar që gruaja të mbante lekë dhe të gjithë rrogën e punës në të zezë ajo ia dorëzonte bashkëshortit. Ky i fundit ishte punonjës në ISSH  Fier prej 13 vitesh.

“Fiks Fare” vuri në djeni  bashkëshortin e Valentinës,  Kastriot Lushkaj për akuzën që bashkëshorja e tij ka ngritur mbi emrin e të shoqit.  Ai thotë se zonja e dinte se merrte pagesën si invalide.  Ky zotëri  pranon se ka marrë paratë në emër të gruas në një nga degët e postës së qytetit. Gjatë debatit të Valentinës me bashkëshortin e saj Kastriotin,  del në pah se dhe djali i Kastriotit trajtohej me kemp, si i sëmurë  mendor. Në lidhje me ish- juristin e ISSH  Fier, Kastrioti filimisht mohon të ketë njohje dhe më vonë pranon që  e ka shok dhe mik shtëpie.

Gjatë viteve që trajtohej me pagesën për invaliditet,  Valentina punonte në të zezë, në dy subjekte private. Në një fast food dhe në një fasoneri. Bisedat që zonja bëri në të dy këto biznese, vërtetuan se në këto dy subjekte ajo është e njohur dhe ka punuar më parë.

Për këtë problematikë “Fiks Fare” iu drejtua dhe  drejtorit të  Sigurimeve  Shoqërore në Fier. Ai sqaroi se në bazë të dokumentacionit që dispononte, zonja me të drejtë është trajtuar me pagesën për invaliditet pasi është invalide, por nuk dinte të tregonte se kush ishte mjeku dhe diagnoza e zonjës, pasi nuk e kuptonte shkrimin e doktorit. Po sipas dokumentave, zotëria pranoi se zonja ka qënë punonjëse e ISSH Fier  në vitet 2003 dhe në vitin 2004 si operatore për hedhjen e të dhënave. Drejtori I ISSH së Fierit edhe pse pranon se është një dosje ku zonja figuron si e paaftë për të punuar, ndërkohë që gëzon shëndet të plotë, nuk jep të dhëna nëse ndonjëherë është ëbrë verifikimi I këtyre dosjeve

Në lidhje me këtë abuzim ka nisur nje hetim nga Prokuroria e Fierit dhe nga Krimi ekonomik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here