Meta në Prishtinë, takohet me homologun turk Ismail Kahraman

0
140

Gjatë takimit në Prishtinë me Kryetarin e ri të Asamblesë së Madhe Kombëtare të   Turqisë      Ismail   Kahraman,   Kryetari   i   Kuvendit   Ilir   Meta   vlerësoi marrëdhëniet e ngushta vëllazërore që ekzistojnë mes dy vendeve.   Duke vënë në dukje bashkëpunimin e frytshëm bilateral në të gjitha drejtimet,u ripërsërit ftesa për një vizitë të Kahraman në Shqipëri.    Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë   Ismail Kahraman, pasi vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer ekonomik dhe politik me Shqipërinë, u shpreh se kontaktet mes dy Parlamenteve dhe veçanërisht mes komisioneve parlamentare duhet të intensifikohen më tej.   Në përfundim, Kryetari i Kuvendit, Meta dhe homologu i tij turk Kahraman biseduan mbi zhvillimet e fundit ndërkombëtare duke vlerësuar angazhimin e Turqisë   dhe   të   Shqipërisë  kundër   terrorizmit   ndërkombëtar   në   shërbim   të paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here