Siç edhe u vendos në Kongresin e 19 marsit, Partia Socialiste zhvillon sot referendumin e saj për mandatin e kryetarit. Në të gjithë vendin janë hapur 383 qendra votimi, për afro 84 mijë socialistë. Ata do t’i përgjigjen pyetjes: Kur PS është në qeveri dhe kryetari i saj është zgjedhur kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit? Po ose Jo.
Referendumi në PS është propozuar nga vetë kryetari Rama pas kritikave të forta të deputetit Blushi. Ky i fundit tha një ditë më parë se referendumi është i manipuluar.