Kjo foto e mbërritur në postën faqen “Nisma thurje” ku denoncon kushtet skandaloze në spitalin e Sarandës.
Siç duket në foto, në spitalin e Sarandës duket një karrocë e modifikuar për të transportuar të sëmurët e pa mundur për të lëvizur. Mbi disa rrota është vendosur një karrike plastike ku duket si gjeti edhe pse nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se spitalet janë në gjëndje mjaft të mirë, dhe mbi të gjitha u fol për një shëndetësi falas.
Qytetari Edmond Golemi shkruan në foto:
“Kjo eshte nje foto qe e kam bere ne spitalin e Sarandes. Nuk dija te qeshja apo te qaja, por gjetja eshte gjeniale. Shendetesia moderne e mbi te gjitha falas.”
Denoncim për kushtet skandaloze në spitalit të Sarandës ka bërë edhe deputetja e Partisë Demokratike në Shkurt të këtij viti. Duke parë nga afër spitalet e Dëlvinës dhe të Sarandës ajo u shpreh se:
Pacientët, të afërmit e tyre, dhe mjekët i shprehën deputetes Elmazi, shqetësimin e mungesës së ilaceve, paisjeve të amortizuara dhe kushteve skandaloze të spitaleve.
Deputetja Elmazi tha se është absurde dhe antihumane që ministri i shëndetësisë Beqaj fut në xhepat e tij, kryeministrit dhe klientelës së qeverisë, 330 milion euro nga koncesionet dhe nuk investon as edhe një lek në spitale.